Përfaqësuesit e AKE dhe anëtarët e grupit të Punës për Analizën e Infrastrukturës Ekzistuese në seancë të ZKKB

Më 27 Dhjetor 2019, Zyra Kombëtare  Kompetente për Broadband mbajti një tjetër vazhdim të seancës së dytë, ku theksohej nevoja për të rishikuar zonat e bardha / gri / të zeza në vend, si dhe nevojën për të hartuar përdorimin e shërbimit të hyrjes në internet në vendbanime.


Presidenti i ZKKB, Dimitar Bukovalov vuri në dukje se për të filluar përgatitjen e një Studimi të Fizibilitetit për Rrjetin Kombëtar Optik të Transportit në të gjithë vendin,sëpari është e nevojshme hartëzimi i institucioneve publike, pikat e lira wifi në komuna, si dhe azhurnimi  në zonat e paracaktuara të bardha / gri (sipas hartës së vitit 2018), duke shtuar se nëse fondet nuk sigurohen nga fondet ndërkombëtare, planifikohet që financimi përgatitjes së Studimit të sigurohet nga buxheti.


Sinisha Apostoloski nga AKE vuri në dukje se Agjencia për Komunikime Elektronike, në përputhje me përgatitjen e Planit Kombëtar Operativ për Broadband, në vitin 2018 ka hartuar dhe identifikuar zona të bardha, gri dhe të zeza, sipas të dhënave të marra nga operatorët. Bazuar në të njëjtin parim dhe metodologji,mund të këkohen të dhënat për azhurnimin e zonave.


Në kuadër të diskutimit mbi nevojën për hartografimin e përdorimit të shërbimit të hyrjes në internet në vendbanime u vendos që së pari është e nevojshme të bëhet hartografia në nivelin të vendbanimeve, dhe pas vendosjes të një regjistri të adresave të bëhet hartografimi për përdorimin e shërbimit në nivel të familjes. Zoran Aleksov nga AKE informoi se po përgatitet një Rregullore për Rrjetet TK, mbi bazën e të cilit mund të kryhet një hartëzim i saktë në nivelin e familjes.


Në vazhdim të seancës së ZKKB, morën pjesë anëtarët e Grupit Punues ndërdisiplinor përgjegjës për përgatitjen e një Analize të Gjendjes së Infrastrukturës Optike të Ndërtuar me fonde publike. Presidenti Imer Dalipi iu referua dinamikës dhe punës së grupit të punës, i cili theksoi se të dhënat janë mbledhur nga disa mbajtës të infrastrukturës së ndërtuar me fonde publike, si ato ekzistuese ashtu edhe ato të planifikuara për tre vitet e ardhshme.


Në kuadër të kësaj pike u vendos që anëtarët e ZKKB të japin informacione mbi të cilat duhet të kërkohen të dhëna shtesë nga institucionet që menaxhojnë me infrastrukturën optike të financuara nga publiku.