Vendosja e parimit për regjistër të unifikuar të infrastrukturës të ndërtuar me fonde publike

 Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband më 31 janar 2020, mbajti vijimin e dytë të seancës së katërt, gjatë së cilës anëtari i ZKKB, Zoran Dervishov bëri prezantim të hollësishëm  të formave të propozuara për regjistrim,dhe të Udhëzimeve për dorëzimin e të dhënave për infrastrukturën ekzistuese dhe të planifikuar të ndërtuar me fonde publike.

Gjatë diskutimit u ngrit çështja dhe nevoja për përcaktimin e termave eksperte në fushën e ndërtimit të rrjeteve optike siç janë: bashkimi, boshti, shtrirja dhe të ngjashme. Presidenti i ZKKB, Dimitar Bukovalov theksoi nevojën për të hartuar një fjalor të termave / shprehjeve teknike, duke sugjeruar një listë të termave për të cilat Nikolçe Mickovski si një ekspert i jashtëm i ZKKB do të sigurojë ekuivalentët e duhur.

Kontribuesi i jashtëm Milan Nikolovski thekson se me këtë qasje të kërkimit të të dhënave nga institucionet publike që saktësisht do të përcaktojnë terminologjinë, shteti do të krijojë një parim / rregull me të cilin mbajtësit e infrastrukturës optike do të mbajnë regjistrat standarde dhe të unifikuara të infrastrukturës në dispozicion të tyre.