Miratimi i Rekomandimeve të Propozuara për instalimin e kanalizimeve kabllovikë të financuar nga fondet publike

Në seancën e saj në 28 maj 2020, Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband miratoi njëzëri Rekomandimet për instalimin e kanalizimeve kabllorë të financuar nga fondet publike, si dhe përdorimin e kanalizimeve ekzistues të kabllove.

Dokumenti do të shërbejë për të arritur objektiva kombëtar për broadband fiks, zhvillimin e mëtutjeshëm të rrjetit optik të qeverisë, nevojat e strukturave të sigurisë në vend, si dhe lidhjen optike të pikave WiFi falas, dhe do të krijojë kushte për zhvillimin e Revolucionit të Katërt Industrial.

Përmbledhja ekzekutive e dokumentit përfshin rekomandime për NP RDM dhe institucione të tjera publike që ndërtojnë lehtësira të infrastrukturës të financuara nga fondet publike, dhe materiali përmban karakteristikat teknike të rrjeteve të komunikimit për Broadband, d.m.th. konceptin e rrjetit të komunikimit dhe elementët e rrjetit Broadband (kanalizimet kabllovike, optika kabllot dhe performanca e mundshme e kanalizimeve të kabllove).

Dokumenti përfshin rekomandimet për vendosjen e kanalizimeve kabllovikë me karakteristika të caktuara dhe kapacitet minimal të kanalizimeve kabllovike në varësi të llojit (dimensioni horizontal) të rrjetit optik,të cilave duhet t’i përmbahen NP RDM dhe institucionet tjera në ndërtimin e objekteve të infrastrukturës të financuara nga fondet publike. (rrugët, hekurudhat, transmetimi i energjisë elektrike, tubacioni i gazit, furnizimi me ujë, kanalizimeve, etj.).