Përgatitja e Raportit të dytë të ZKKB për zhvillimin e broadband-it në vend dhe zbatimin e PKOB

Më 18 shtator, 2020, u mbajt seanca e 12 e rregullt e  Zyrës Kombëtare të Kompetente për Broadband, duke u përqëndruar në Raportin e dytë të ZKKB për zhvillimin e Broadband në vend, i cili është në fazën përgatitore.

Ai do të mbulojë aktivitetet e ZKKB për periudhën Prill-Shtator 2020 dhe pjesa narrative do të përfshijë rezultatet dhe aktivitetet e Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe NP Radiodifuzive të Maqedonisë për gjashtë muajt e fundit. Raporti, që do të miratohet më së voni deri më 30 shtator, do të përfshijë gjithashtu tregues për dimensionin “Lidhshmëria”, pastaj një krahasim i treguesve me vendet anëtare të BE, si dhe përqindjen e teknologjisë së përdorur për broadbandin fiks.

Në vazhdim të seancës, anëtarët e ZKKB diskutuan mbi programin qeveritar për katër vitet e ardhshme që përmban disa pika që prekin Zyrën Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB).