ZKKB miratoi rekomandimet për sigurimin e WiFi falas shtetërore në vende të hapura publike

Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB)brenda seancës së 14-të të rregullt të mbajtur më 26 tetor, 2020, miratoi njëzëri Rekomandimet për wifi internet falas shtetëror në hapësira të hapura publike. Presidenti i organit, Dimitar Bukovalov, sqaroi se dokumenti është në përputhje me Programin e Punës të Qeverisë për periudhën 2020-2024.

WiFi falas shtetëror duhet të sigurojë kryesisht mbështetje për zhvillimin e turizmit dhe të inkurajojë përdorimin e broadband-it në zonat e bardha të vendit. Kostot për sigurimin e tij do të mbulohen nga fondet nga buxheti i shtetit.

Përndryshe, përcaktimi i numrit dhe zgjedhja e vendndodhjeve kryhet nga NP Radiodifuzioni i Maqedonisë në bashkëpunim me ZKKB,ndërsa  në përputhje me rekomandimet e dokumentit dhe në konsultim me Ministrinë e Shoqërisë  Informatike dhe Administratës, qeveritë lokale dhe institucionet përgjegjëse për zhvillimin e turizmit.

Përveç anëtarëve të Zyrës Kombëtare Kompetente për  Broadband dhe ekspertëve të jashtëm, në takim morën pjesë edhe Sanja Fërkoviq Gelevska nga Zyra e BE në Shkup, e cila nga ana e saj theksoi se ndër pikat kryesore që BE thekson është transformimi digjital.