Përgatitja e analizës së propozimeve për vendndodhjet me pikat WiFi falas nga ana e vetëqeverisjeve lokale

Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB) në seancën e saj të 15-të të rregullt të mbajtur më 18 nëntor, 2020, diskutoi nevojën për të analizuar propozimet e marra për vendndodhjet  me WiFi falas nga vetëqeverisjet  lokale.

Presidenti i ZKKB, Dimitar Bukovalov, theksoi se analiza duhet të marrë parasysh Programin e Punës së Qeverisë për periudhën 2020-2024, pastaj rekomandimet për pikat wifi, si dhe vendndodhjet e destinacioneve turistike në vend, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Turizmit dhe faqeve të internetit publike dhe tregtare.

Gjithashtu, anëtarët e trupit theksuan se një element i rëndësishëm është mbulimi me sinjal 4G, si dhe të dhënat për zonat e bardha. Në këtë drejtim, Zyra Kombëtare Kompetente për  Broadband miratoi një përfundim për të filluar përgatitjen e një analize të propozimeve të marra për vendndodhjet me WiFi falas nga vetëqeverisjet lokale.