Krijimi i grupit punues ndër-ministror për ndryshimin / harmonizimin e rregulloreve për ndërtimet dhe komunikimet elektronike

Më 12 shkurt 2021, u mbajt seanca e 23-të e rregullt e Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB), gjatë së cilës u diskutua për Informacionin mbi krijimin e një Grupi Punë Ndërministror për harmonizimin e ndërsjellë dhe ndryshimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në lidhje me ndërtimet dhe  komunikimet elektronike, Presidenti i trupit, Dimitar Bukovalov, informoi se detyrimi për këtë informacion buron nga Programi i Punës i miratuar i Qeverisë për 2021.Draft Informacioni i përgatitur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do t’i dorëzohet anëtarëve të ZKKB,dhe pasi të marrin vërejtjet dhe sugjerimet do t’i dorëzohen Qeverisë. Bukovalov shtoi se në përputhje me Programin e Punës të Qeverisë për vitin 2021, në maj do të duhet të përgatisë Informacionin për miratimin e Rekomandimeve të Kanalizimeve Kabllore të miratuara nga ZKKB.

Si pjesë e pikës së rendit të ditës, e cila i referohet Raportit të Progresit për përgatitjen e studimit të RCC mbi statusin e aplikimit të DESI në vendet e BB6, anëtarja e ZKKB Slavica Nasteska, raportoi se një takim u mbajt në janar me konsulentit përgjegjës për studimin e RCC, të cilit iu kërkua t’i përgjigjej një pyetësori në lidhje me treguesit DESI në seksionin e lidhjes dhe që iu përgjigj plotësisht. Konsulenti informoi se drafti i raportit mbi studimin e RCC është në fazën e tij përfundimtare dhe se ai pret që t’i paraqitet atij.