Takim pune me ministrin Aliti dhe drejtorin e AKE-së, Akiku

Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB), në seancën e saj të rregullt të mbajtur më 27 maj 2022, ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admir Aliti dhe drejtorin e Agjencisë për Komunikime Elektronike, Jeton Akiku.

Kryetari i organit, Dimitar Bukovalov, e njohu ministrin Aliti dhe drejtorin Akiku me punën dhe aktivitetet e deritanishme të ZKKB-së në aspektin e brezit të gjerë. Ministri Aliti, nga ana e tij, vuri në dukje se Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband është faktori kyç në vend për realizimin e aktiviteteve që dalin nga strategjia për broadband të miratuar nga qeveria. Kështu, në periudhën e ardhshme priten aktivitete të përshpejtuara zhvillimore për internetin broadband në vend.

Anëtarët e ZKKB-së, Slavica Nasteska dhe Zoran Dervishov bënë një prezantim të shkurtër të ndryshimeve në Metodologjinë për përcaktimin e Indeksit të Ekonomisë Digjitale dhe Shoqërisë DESI. Ata sqaruan se ndryshimet janë në përputhje me metodologjinë e Komisionit Evropian për DESI 2021.

Ndryshimet në Metodologjinë për Përcaktimin e Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale DESI u miratuan njëzëri nga anëtarët e Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB).