Zyra Nacionale Kompetente për Broadband (ZNKB), më 13 maj 2024, mbajti seancën e saj të 80-të të rregullt, ku u diskutuan disa pika. Fillimisht u diskutua për takimin e mbajtur me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe rezultatet e tij, e më pas takimi me RCC për DESI WB Dashboard.
Anëtarët e trupit ekspert në seancë diskutuan edhe për takimin me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës lidhur me qëndrimin për çështjen e RCC-së për DESI 2024 WB. Në kuadër të kësaj, është dërguar një pozicion nga MSHIA në RCC në lidhje me Dashboard për WB . Anëtarët iu referuan edhe takimit të zhvilluar me GIZ për projektin EU for Digital.
Në vazhdim të seancës,ZNKB diskutoi edhe kërkesën për inicimin e ndryshimeve në projektligjin aktual për ndërtimet lidhur me lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeve të ndërtimit për rrjetet e komunikimit elektronik, sipas praktikave më të mira të BE-së.