Rishikohen aktivitetet e ZKKB për vitin 2021, në përputhje me programin e punës së qeverisë

Aktivitetet e ardhshme të Zyrës Kombëtare  Kompetente për Broadband (ZKKB) gjatë vitit 2021, në përputhje me Programin e Punës të Qeverisë,përkatësisht MSHIA ishin tema e diskutimit në seancën e 21-të të organit të mbajtur online më 15 Janar 2021.

Presidenti i ZKKB, Dimitar Bukovalov, theksoi se ZKKB duhet të marrë veçanërisht parasysh iniciativat e planifikuara që kanë të bëjnë me: krijimin e një grupi ndër-ministror për harmonizimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në lidhje me ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike, miratimin e rregullave të kanalizimit kabllor , krijimin e një grupi pune për të ndryshuar Ligjin për Komunikimet Elektronike, miratimin e Rregullave për vendosjen e WiFi falas të shtetit, etj.

Gjatë seancës,u zhvillua një diskutim rreth iniciativave te përmendura, si dhe rreth iniciativave të tjera si pjesë integrale e Programit të Punës së Qeverisë, përkatësisht MSHIA për 2021.

Ndër të tjera, anëtarja e ZKKB, Slavica Nasteska, informoi për përgatitjen e filluar të Studimit mbi Treguesit DESI për Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të përgatitet nga një konsulent i zgjedhur nga RCC në bashkëpunim me përfaqësues të vendeve.

Lidhur me dy proceset e filluara të AEK (azhurnimi i zonave dhe hartëzimi i shërbimit të përdorimit të broadband në nivel të vendbanimit), Bukovalov theksoi se ato duhet të përfundojnë deri në fund të janarit, pas së cilës ZKKB do t’i paraqesë një raport Ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.