Ndryshimi i formularit të Raportit dhe përgatitja e rekomandimeve për ndërtimin / përdorimin e kanalizimeve kabllor

Nevoja për të ndryshuar “Formularin për formën dhe përmbajtjen që duhet të përmbajë në Raportin e Zhvillimit të Tregut Broadband sipas DESI”, si dhe përgatitja e rekomandimeve për vendosjen ose përdorimin e një kanali optik ekzistues kabllor të ndërtuar nga fondet publike ishin temat kryesore të diskutimit për mbledhjen shtatë të Zyres Kombëtare Kompetente të Broadband (ZKKB), e cila u mbajt online për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në 28 Prill 2020.

Anëtarja e ZKKB, Slavica Nasteska sqaroi se ndryshimi i Formularit do të jetë i nevojshëm në pikën 2, në mënyrë që të riorganizohen të dhënat për të siguruar një krahasim më të thjeshtë të të dhënave për treguesin “mbulim” për RMV me vendet përkatëse të BE-së.

Anëtari i ZKKB,Zoran Dervishov bëri një prezantim të shkurtër për përgatitjen e rekomandimeve për instalimin / përdorimin e kanalizimeve ekzistuese kabllore optike të ndërtuara me fonde publike. Ai theksoi se rekomandimet e propozuara rrjedhin nga PKOB, dhe me qëllim plotësimin e nevojave për ndërtimin e rrjeteve optike (transporti dhe të arritshme) në përputhje me PKOB dhe nevojat e ardhshme të shtetit për zhvillimin e shoqërisë së informacionit.

Presidenti i ZKKB, Dimitar Bukovalov, theksoi se të gjitha rekomandimet që do t’i paraqiten Ministrit të Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës dhe Qeverisë, duhet të jenë të sakta dhe me formulime të qarta, sepse ato do t’i nënshtrohen miratimit nga Qeveria, pas së cilës do të përdorimi i tyre i detyrueshëm dhe veprimi i mëtutjeshëm nga institucionet / ndërmarrjet publike.

Anëtarët e ZKKB ranë dakord që një pjesë e rekomandimeve të jetë pjesë përbërëse e paketës së ligjeve për ndërtimin, si një detyrim për subjektet në fushën përkatëse.