Diskutim mbi rekomandimet për sigurimin e qasjes së internetit pa tel dhe pa pagesë në hapësirat publike në komuna, përmes pikave publike WiFi

Seanca e 11 e Zyrës Kombëtare Kompetente për  Broadband, e mbajtur më 31 gusht, 2020, diskutoi për përgatitjen dhe miratimin e Projekt Rekomandimeve për sigurimin e qasjes së internetit pa tel dhe pa pagesë në zona të hapura publike në komuna, përmes pikave publike WiFi.

Presidenti i ZKKB Dimitar Bukovalov, vuri në dukje se sipas bisedave të mëparshme dhe diskutimeve me ekspertë, rekomandimet duhet të përfshijnë, ndër të tjera: vendndodhjet për pikat publike falas WIFI, kompetencat në ofrimin e shërbimit hyrje falas në internet,dmth nëse qasja duhet të jetë e decentralizuar (secila komunë për të lidhur kontrata me operatorët) apo e centralizuar (një institucion shtetëror për të lidhur kontrata me operatorë në të gjitha komunat), si dhe procedura dhe kompetencat në përcaktimin e parametrave të pikave publike falas WIFI, veçanërisht për: shpejtësia minimale, numri i garantuar i përdoruesve që do të duhet të shërbehen në të njëjtën kohë, përdorimi i kufizuar në kohë, disponueshmëria e pikës wifi publike, etj.

Nënkryetari i ZKKB Anastas Mishev, tha se duke pasur parasysh situatën aktuale, mbështet qëndrimin e centralizuar dhe e njëjta gjë u pranua nga anëtarët e tjerë.

Të gjithë të pranishmit në takim ranë dakord me propozimin e NP RDM për të lidhur kontrata me operatorët në pesë vitet e para, tarifa për operatorët që do të mbulohet nga buxheti i shtetit, dhe pas kësaj periudhe nëse komuna ka kapacitetin e duhur, ajo të marrë kompetencat për pikat publike WiFi .