Miratohet Raporti i dytë për zhvillimin e broadband-it në vend dhe zbatimin e PKOB

Zyra Kombëtare e Kompetente për Broadband (ZKKB) në seancën e saj të 13-të të rregullt të mbajtur në 29 Shtator, 2020, miratoi unanimisht Raportin e dytë të Zhvillimit të Broadband në vend, në përputhje me treguesit DESI në BE dhe zbatimin e PKOB.

Sipas të dhënave në raport, ka progres në indikatorët që lidhen me prevalencën(take-up) e broadbandit fiks(si të shpejtë ashtu edhe me shpejtësi shumë të shpejtë), krahasuar me të dhënat nga raporti i mëparshëm.

Përveç anëtarëve të ZKKB,në përgaditjen e raportit morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe NP Radiodifuzionit të Maqeonisë.

Përndryshe, procesi i përgatitjes dhe përpunimit të këtij raporti ka përparuar në krahasim me raportin e mëparshëm për sa i përket cilësisë së të dhënave, si dhe sa i përket kornizës kohore për mbledhjen e të dhënave.