Diskutim për Rregulloren e AKE-së për mënyrën e ndërtimit të rrjeteve publike të komunikimeve elektronike

Zyra Kombëtare e Kompetente për Broadband (ZKKB), në seancën e 35-të të rregullt të mbajtur më 22 tetor 2021, ka diskutuar për ndryshimin e Rregullores së Agjencisë për Komunikime Elektronike për mënyrën e ndërtimit të rrjeteve dhe aksesorëve të komunikimeve elektronike publike. Në seancë morën pjesë edhe përfaqësues të AKE-së, të cilët shpjeguan ndryshimet e propozuara në aktin nënligjor.

Përfaqësuesi i AKE-ut, Boris Arsov, theksoi se procedura për ndryshimin e Rregullores ka filluar vitin e kaluar, por për arsye objektive (pandemia Covid, etj.), procesi i hartimit të këtij akti nënligjor është i ngadalshëm.

Zoran Aleksov nga AKE-u theksoi se rregullorja parasheh ndryshime në mënyrën dhe formën e mbledhjes së të dhënave dhe pranimit të raporteve nga operatorët (në vend që të mblidhen të dhëna agregate nga operatorët, tani ato do të merren individualisht për çdo kyçje). Aleksov gjithashtu theksoi se këto ndryshime janë bërë në përputhje me rekomandimet e BEREK-ut.

Anëtarja e ZKKB-së, Slavica Nasteska, propozoi në rregullore që të shtohet obligimi që operatorët të dorëzojnë të dhënat e mbulimit, në mënyrë që të përcjellin të katër treguesit e mbulimit në Raportin e ardhshëm të Zhvillimit të Tregut Broadband të përgatitur nga ZKKB

Kryetari i organit, Dimitar Bukovalov, theksoi se rregullorja mund të ndahet në dy pjesë: e para për ndërtimin e infrastrukturës dhe pjesa e dytë për marrjen e informacionit nga operatorët.