Miratohet Raporti i Nëntë për zbatimin e PNOB dhe zhvillimit të broadband-it

Zyra Nacionale Kompetente për Broadband, më 29 mars 2024, mbajti seancën e 79-të të rregullt në të cilën miratoi Raportin e Nëntë për zbatimin e Planit Nacional Operativ të Br oadband-it (PNOB) dhe Zhvillimin e Broadband-it në vend.

Anëtarja e ZNKB-së, Slavica Nasteska, prezantoi tekstin e Raportit dhe bëri një pasqyrë të gjetjeve në të.

Trupi hapi një diskutim në lidhje me kërkesën e MSHIA-së lidhur me Informacionin mbi praktikat e BE-së për procedura të thjeshtuara për marrjen e lejeve për ndërtimin e rrjeteve të komunikimit elektronik me kapacitete shumë të mëdha. Zyra Nacionale Kompetente për Broadband formuloi qëndrimin se duhet të nisë një diskutim lidhur me lehtësimin e procedurave për ndërtimin e rrjeteve të komunikimit elektronik.Gjithashtu, organi është i mendimit se si pikënisje duhet të merren materialet nga Informacioni, si dhe analiza e bërë nga kompania konsulente COWI në kornizat ligjore për procedurat e marrjes së miratimeve dhe lejeve të ndërtimit.