Diskutim mbi Infrastrukturën Kombëtare të të Dhënave Hapësinore (IKDHH)

Gjatë seancës  të 17-të të Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB), të mbajtur më 3 dhjetor, 2020, organi vendosi të paraqesë një projekt-amendament tek Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës për të ndryshuar Ligjin për Infrastrukturën Kombëtare të të Dhënave Hapësinore. 

Ndryshimet duhet të lejojnë që të dhënat të jenë falas për t’u përdorur nga të gjitha institucionet publike të përfshira në zbatimin e politikave / strategjive qeveritare.

Anëtarja e ZKKB, Slavica Nasteska, theksoi se ndryshimet në Ligjin për IKDHH mbi të gjitha, duhet të sigurojnë qasje në gjeoportalin IKDHH për Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe Radiodifuzionin e Maqedonisë.

Anëtari i ZKKB, Zoran Dervishov, vlerësoi se është e dobishme të vendoset një bashkëpunim më specifik me Agjencinë për Kadastër të Patunshmërisë sepse ata kanë të dhëna që do të ishin të dobishme në një fazë të mëvonshme të dizajnit dhe ndërtimit të rrjetit, sipas PKOB.

Presidenti i ZKKB, Dimitar Bukovalov, njoftoi se së shpejti Agjencia për Kadastër të Patundshmërisë (AKP) do të sigurojë një prezantim të gjeoportalit Infrastruktura Kombëtare e të Dhënave Hapësinore (IKDHH).