Ndryshimet në Rregulloren e Procedurës së ZKKB u miratuan

Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband më 25 Mars 2020, miratoi një ndryshim në Rregulloren e Procedurës për të sqaruar mënyrën e funksionimit të trupit gjatë një gjendje të deklaruar të jashtëzakonshme. Sipas konkluzionit të miratuar më parë, pas nenit 6 të Rregullores së punës, shtohet një nen i ri 6-a i cili thotë:


“(1) Në rast emergjence, seancat e ZKKB do të mbahen me mjete të komunikimit elektronik që mundësojnë përdorimin e platformave të komunikimit audio dhe video, dhe votimi në pikat e rendit të ditës do të bëhet me postë elektronike.


(2) Në rastet e urgjencës ekstreme të përcaktuara nga pikat e rendit të ditës, seancat e ZKKB do të mbahen në atë mënyrë që për çështjet në rendin e ditës Presidenti dhe anëtarët e ZKKB të shprehen me postë elektronike.


(3) Për seancat e mbajtura të ZKKB-së në mënyrën e përcaktuar me këtë nen, Proçes verbali mbahet nga kryetari i ZKKB-së.

Ndryshimi në Rregulloren e Procedurës ka një rëndësi të përkohshme dhe do të zbatohet deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme.