ZKKB diskutoi programin e ri të qeverisë

Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB) në seancën e saj të 41-të të mbajtur më 21 janar 2022, diskutoi Programin e Qeverisë së Re dhe fushat me interes dhe kompetencë të organit.

Presidenti Bukovalov theksoi se në përputhje me strategjitë e reja të BE-së, kërkesat për shpejtësinë e broadband-it janë rritur dhe janë në nivelin e shpejtësisë gigabit. Në këtë drejtim, ai theksoi nevojën për një rrjet optik shtetëror qeveritar, gjegjësisht zbatimin e PKOB-së.

Anëtari i ZKKB-së, Boro Jakimovski, përkujtoi se sipas PKOB, është e nevojshme të shfrytëzohen kapacitetet ekzistuese të fibrave optike që janë në pronësi të institucioneve, si dhe llojet e tjera të kapaciteteve, për të ulur kostot për ndërtimin e rrjetin.

Sllavica Nasteska shtoi se në Programin e Qeverisë së re theksi është vënë në digjitalizimin në përgjithësi, pa specifikuar projekte/masa konkrete, që mund të jetë përparësi sepse jep liri në përcaktimin dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.

Bukovalov gjithashtu informoi se RCC (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal) dhe Komisioni Evropian në vazhdimësi janë duke zhvilluar Udhërrëfyesin për uljen e çmimeve të roaming-ut ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.