Diskutimi i Studimit të Fizibilitetit për ndërtimin e RRKOT

Zyra Kombëtare e Kompetente për Broadband (ZKKB) në seancën e saj të 43-të të rregullt të mbajtur më 22 Mars 2022, diskutoi për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për ndërtimin e Rrjetit Optik Kombëtar të Transportit, në përputhje me PNOB.

Në seancë ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit, Igor Bimbilovski, i cili nga ana e tij theksoi se Qeveria në përgjithësi i përkrah iniciativat për zhvillimin e rrjeteve broadband, aq më tepër që në bazë të statistikave të investimeve është e qartë se vendi ka ngecje.

Në këtë drejtim, mbështetje u jepet veçanërisht atyre projekteve, planeve dhe politikave që mund të zbatohen shpejt dhe që marrin parasysh të gjitha opsionet e mundshme të teknologjive të reja, përdorimin e infrastrukturës optike të qeverisë falas, vendosjen e detyrimeve ndaj operatorëve në ndërtimin e rrjeteve të tyre. Kjo kërkon angazhim më të madh të ekspertëve vendas, duke qenë se ata i njohin më së miri mundësitë dhe kushtet vendore. 

Anëtarët e organit vendosën që të informojnë ministrin dhe zëvendësministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit, përkatësisht për propozimet për mënyrën e financimit dhe ndërtimit të RRKOT.