Miratohet Raporti i pestë i ZKKB-së për zhvillimin e broadband-it dhe zbatimin e PNOB

Zyra Kombëtare e Kompetencte për Broadband(ZKKB) në seancën e saj të rregullt të 44-të të mbajtur më 31 mars 2022,miratoi njëzëri Raportin e pestë të ZKKB-së për zhvillimin e broadbad-it në vend dhe zbatimin e PNOB.

Kryetari i ZKKB-së, Dimitar Bukovalov, theksoi se raporti përmban informacione për aktivitetet e ZKKB-së në periudhën tetor 2021 – mars 2022 në lidhje me zbatimin e PNOB në vend, pjesëmarrjen në aktivitetet e rrjetit evropian të BCO-së,si dhe aktivitetet e AKE-së të zbatuara në të njëjtën periudhë për zbatimin e PNOB.

Gjithashtu, raporti përmban të dhëna për zhvillimin e broadband-it në vend në periudhën tetor 2021 – mars 2022 përmes një prezantimi krahasues të treguesve për dimensionin “Lidhshmëria” për vendin dhe relativisht të njëjtë në vendet anëtare të BE-së. Raporti përmban të dhëna për mbulimin dhe përhapjen e broadband-it fiks, aksesit të shpejtë me broadband, aksesit me broadband ultra të shpejtë dhe broadband-it celular në vend. Bukovalov thekson se raporti plotësohet me të dhëna për numrin e abonentëve aktivë të broadband-it fiks me shpejtësi të përballueshme dhe numrin e përdoruesve aktivë të shërbimeve të lidhura me paketën.

Anëtarja e organit, Sllavica Nasteska, nga ana e saj theksoi se ZKKB tashmë ka diskutuar për harmonizimin e Metodologjisë për treguesit DESI të vendit me Metodologjinë për DESI EU 2021, e cila së shpejti duhet të rezultojë me miratimin e një metodologjie të re për  DESI-n dhe sipas saj ka ndryshuar edhe Formulari për formën dhe përmbajtjen që duhet të përfshihet në Raportin për zhvillimin e broadband-it në vend.