Diskutim për Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Izraelin në fushën e komunikimeve elektronike

Draft-marrëveshja e rregullt e bashkëpunimit me Izraelin në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare u diskutua në seancën e 45-të të rregullt të Zyrës Kombëtare  Kompetente për Broadband (ZKKB)të mbajtur më 21 prill 2022.Anëtarët e ZKKB-së në seancë paraqitën vërejtjet e tyre për nene të caktuara të marrëveshjes, me qëllim qartësimin e tyre dhe përmirësimin e kompetencës së tyre në fushën e komunikimeve elektronike.

Kryetari i trupit ekspert, Dimitar Bukovalov, theksoi se zbatimi i marrëveshjes do të mundësojë bashkëpunim, modernizim, zgjerim dhe zhvillim të komunikimeve elektronike ndërmjet dy vendeve. Ndër të tjera do të vendosen kontakte ndërmjet subjekteve publike dhe private, instituteve akademike dhe kërkimore, korporatave dhe organizatave të tjera përkatëse, për të diskutuar çështje shkencore dhe teknike që lidhen me komunikimet elektronike dhe shërbimet postare.

Marrëveshja është rezultat i vizitës së fundit të Ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, në Izrael, e cila duhet të ofrojë shkëmbim përvojash dhe mundësi për bashkëpunim të ardhshëm ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja synon gjithashtu nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe teknike midis dy vendeve, si dhe zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve.