Diskutim për metodologjinë dhe DESI treguesit e dorëzuar të lidhjes nga RCC

Anëtarët e Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband dhe ekspertë të jashtëm në seancën e rregullt të 57-të të mbajtur më 16 dhe 18 nëntor 2022, diskutuan për metodologjinë dhe treguesit e dorëzuar DESI të lidhjes për RV të Maqedonisë nga konsulentët RCC.

Nga anëtarët e ZKKB-së u theksua sa vijon: burimi i të dhënave për dimensionin Lidhshmëria në DESI është AEK. Treguesi “mbulimi nga rrjetet VHCN” është sipas metodologjisë së re DESI të BE-së nga viti 2021, e cila zbatohet në Metodologjinë DESI që ZKKB miratoi në maj 2022. Treguesi “mbulimi nga rrjetet FTTP” është sipas metodologjisë së fundit DESI të BE-së nga viti 2022. Për marrjen e të dhënave për këta tregues nga operatorët, AEK-u miratoi në shtator 2022 ndryshime dhe shtesa në rregulloret përkatëse, sipas të cilave operatorët kanë detyrimin të paraqesin të dhëna për treguesit e sapofutur. Në të njëjtën kohë, AEK po bën ndryshimet e duhura në platformën GIS të Sistemit për të mbështetur zbatimin e PNOB.

Pas zbatimit të këtyre aktiviteteve për një periudhë disa mujore, do të mundësohet marrja e të dhënave të sakta për mbulimin e familjeve në vend me rrjetet VHCN dhe FTTP.

Në seancë gjithashtu u hap diskutimi në lidhje me propozimin e dorëzuar të Raportit DESI të Ballkanit Perëndimor 2022 të përgatitur nga RCC, në të cilin krahasohen treguesit broadband DESI të vendeve të WB6 të marrë sipas metodologjive të ndryshme.

Lidhur me draft Raportin DESI të Ballkanit Perëndimor 2022 të përgatitur nga RCC, u konkludua se treguesit broadband DESI për RV Maqedoni janë të sakta, ato janë marrë sipas të dhënave që operatorët dorëzojnë në platformën GIS të AKE-së, dhe jo të bazuara mbi disa analiza, supozime, hulumtime etj.

Gjithashtu, ZKKB konkludoi në draft Raportin DESI për Ballkanin Perëndimor 2022 në seksionin për RV Maqedoni se nuk ka të dhëna për treguesit “mbulimi me rrjetet VHCN” dhe “mbulimi me rrjetet FTTP” për vitin 2020 dhe 2021, d.m.th se procedura për marrjen e këto të dhëna janë në vazhdim.