Diskutim mbi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit për vitin 2022

Zyra Kombëtare  Kompetente për Broadband në seancën e 56-të të rregullt të mbajtur më 21 tetor 2022, diskutoi Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e vendit në vitin 2022, veçanërisht për seksionin e komunikimeve elektronike dhe broadband. Në takim ishte e pranishme edhe Sanja Frkoviq Gelevska nga Zyra e BE-së në Shkup, e cila theksoi se raporti ka disa nivele të notave me gradim të të arriturave në fusha të ndryshme dhe kështu BE-ja mund të bëjë një analizë krahasuese ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, dokumenti përmban pyetje kyçe të cilave autoritetet kombëtare do të duhet t’u përgjigjen në periudhën e ardhshme.

Kryetari i organit, Dimitar Bukovalov, nga ana e tij theksoi se raporti përmban dispozita të përgjithshme për fushën e komunikimeve elektronike, dhe për herë të parë është futur terminologjia “Transformimi dixhital dhe media” për kapitullin 10.Ai thekson se perceptohen qartë drejtimet që duhet të bëhen në fushën e komunikimeve elektronike,para së gjithash harmonizimi i Ligjit për Komunikimet Elektronike me Direktivën e fundit CODE të BE-së, për çka do të jetë e nevojshme formimi i grupeve punuese që do të punojnë. për transpozimin e legjislacionit të brendshëm me atë evropian.