Miratohet Raporti i Gjashtë për zhvillimin broadband-it në vend

Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB), në mbledhjen e saj të rregullt të mbajtur më 30 shtator 2022, miratoi njëzëri Raportin e gjashtë radhazi për zhvillimin e broadband-it në shtet (sipas DESI) dhe zbatimin e PKOB

Anëtarja e ZKKB-së, Slavica Nasteska, bëri një pasqyrë të shkurtër të procesit të përgatitjes së Raportit, institucioneve të përfshira, si dhe të dhënave që janë përdorur për përgatitjen e tij. Njëkohësisht, Nasteska informoi se ndryshimet në Rregulloren për mënyrën e ndërtimit të rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe aseteve përkatëse tashmë janë publikuar në Gazetën Zyrtare, dhe me këtë i mundësohet Agjencisë për Komunikime Elektronike të kërkojë të dhëna shtesë ( sipas metodologjisë së re DESI) nga operatorët.