Takim pune me ministrin Aliti,kryetarin e BNJVL-së dhe drejtorët e AKE-së dhe RDM-së

Më 12 korrik 2022, anëtarët e Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband(ZKKB) mbajtën takim pune me Ministrin për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, ku morën pjesë edhe kryetari i BNJVL-së, kryetari i komunës së qytetit të Shkupit Danela Arsovska, drejtori i AKE-së, Jeton Akiku, si dhe drejtori i NP Radiodifuzioni i Maqedonisë, Endrin Kadriu.

Në takim u diskutua për dinamikën e zbatimit të aktiviteteve në lidhje me internetin broadband në vend. U theksua se së shpejti do të nisë studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Rrjetit Kombëtar Optik Transportues.

Gjithashtu është rënë dakord që takime të tilla pune të vazhdojnë të mbahen edhe në të ardhmen me një dinamikë të vendosur.