Diskutimi i studimit të fizibilitetit për ndërtimin e RKOT

Në seancën e 48-të të Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband(ZKKB) të mbajtur më 6 korrik 2022, u diskutua për përgaditjen e Kushteve për punë (Тerms of Reference – ToR) për prokurimin publik të shërbimeve të konsulencës për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit të ndërtimit të Rrjetit Kombëtar Transportues (RKOT).

Kryetari i ZKKB-së, Dimitar Bukovalov, prezantoi konkluzionet e propozuara të seancës së Qeverisë që rezultojnë nga informacioni për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e RKOT, së bashku me aktivitetet e institucioneve që duhet të ndërmerren për përfundimin me sukses të procesit.

Miroslav Grozdanovski nga MSHIA,nga ana e tij, prezantoi hapat dhe fazat e dorëzimit të aplikacionit për studimin e fizibilitetit në Delegacionin e BE-së, si dhe dinamikën e realizimit të tij nëse miratohet.

Anëtarët e ZKKB-së ranë dakord që në ditët në vijim të punojnë për dy dokumentet bazë për paraqitjen e aplikimit (Project summary and Terms of reference).