Shqyrtohen ndryshimet në Rregulloren e AKE-së për ndërtimin e rrjeteve të komunikimit publik

Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB), në seancën e rregullt të 47-të të mbajtur më 24 qershor 2022, shqyrtoi propozim-amendamentet e Rregullores së AKE-sëpër mënyrën e ndërtimit të rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe aseteve të lidhura me to.

Anëtarja e organit,Sllavica Nasteska,duke i prezantuar ndryshimet, theksoi se ato po bëhen në mënyrë që Agjencia për Komunikime Elektronike të fillojë me mbledhjen e të dhënave për rrjetin e ndërtuar dhe të planifikuar të infrastrukturës, sipas metodologjisë së fundit DESI EU që është miratuar nga ZKKB.

Ndryshe, propozimi i rregullores është dorëzuar në seancë publike që do të zgjasë deri më 21 korrik.