Miratohen propozimet dhe komentet për draft tekstin e Strategjisë Kombëtare të TIK-ut 2023-2027 me Planin e Veprimit

Zyra Kombëtare Kompetente për Broadband, në seancën e 61-të të rregullt të mbajtur më 13 dhe 18 janar 2023, miratoi propozimet dhe komentet për draft tekstin e plotë të Strategjisë Kombëtare të TIK-ut 2023-2027 me Planin e Veprimit. Anëtarët e trupit diskutuan për titullin e strategjisë, të cilën ata e konsideruan se duhet të ndryshohet në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike. Gjithashtu, njëzëri u tha se strategjia është shumë e gjerë dhe ajo duhet të rishikohet, pra të përjashtohen pjesë të caktuara të saj që përkojnë ose janë të marra nga Plani Kombëtar Operativ për Broadband. (PKOB).

Anëtarët e ZKKB-së në Planin e Veprimit,përcaktuan afatet e zbatimit real të aktiviteteve të planifikuara për këto synime: sigurimi i lidhjes gigabit dhe aksesi në internet për qytetarët dhe institucionet publike, zhvillimi i infrastrukturës qeveritare TIK dhe zhvillimi i infrastrukturës Kombëtare arsimore TIK.