ZKKB diskutoi takimin dypalësh në Bruksel në kapitullin 10

Në kuadër të seancës së 62-të të rregullt të Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB), të mbajtur më 24 shkurt 2023, kryetari i organit, Dimitar Bukovalov, informoi për ecurinë e përgatitjeve për takimin dypalësh për Kapitullin 10 (Shoqëri Informatike dhe Media), e planifikuar për 21 dhe 22 mars 2023, në Bruksel. Bukovalov theksoi se është emëruar shef i grupit punues për përgatitjen e pozitave negociuese për negociatat për anëtarësimin e MKD-së në BE për tërë kapitullin 10.

Ai koordinon dhe drejton punën e personave të nominuar që do të jenë pjesë e delegacionit në Bruksel dhe që do të prezantojnë aktivitetet aktuale dhe të ardhshme në fushën e komunikimeve elektronike, pastaj politikat audiovizive, si dhe shërbimet e shoqërisë së informatike.

Anëtarët e ZKKB-së diskutuan dhe u prononcuan për pika të caktuara që janë pjesë e rendit të ditës për takimin bilateral në Bruksel, dhe theksi u vu në pjesën e sigurisë kibernetike.

Si bashkëpunëtorë të jashtëm të ZKKB-së, organi pranoi Vladimir Ristevski, ekspert në fushën e komunikimeve elektronike dhe Juliana Spirovska, e cila ka përvojë dhe ekspertizë të gjerë në zhvillimin e rrjeteve të komunikimit elektronik.