Diskutim mbi dokumentin “Final DESI 2022 Report“ në Ballkanin Perëndimor

Në kuadër të seancës së 63-të të Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB) e mbajtur me 31 mars 2023,anëtarët e organit vendosën njëzëri shtyrjen e afatit për përgatitjen e Raportit të shtatë DESI të Zhvillimit të Broadband-it në vend për shkak të vonesës së të dhënave të kërkuara nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike.

Anëtarja e ZKKB-së, Slavica Nasteska, bëri një pasqyrë të dokumentit  “Final DESI 2022 Report“ i Ballkanit Perëndimor dhe komentet e RCC-së në lidhje me komentet e dorëzuara të ZKKB-së, pas së cilës u arrit në përfundimin se ZKKB shpreh rezerva për të dhëna të caktuara të publikuara për dimensionin “Lidhshmëria”në raport. Kjo për faktin se ZKKB ka bërë komente për versionin parafinal të raportit, disa prej të cilave u pranuan, por shumica nuk u pranuan. Përkundër propozimit të ZKKB-së për të sqaruar disa vërejtje para publikimit të raportit,RCC gjithsesi e publikoi raportin.

Kryetari i ZKKB-së, Dimitar Bukovalov, iu referua edhe shqyrtimit dypalësh për kapitullin 10 “Shoqëria informatike dhe media” të mbajtur më 21.03.2023, në Bruksel, i cili u njoftua se AEK ka filluar procedurën e përditësimit të zonave të bardha, gri dhe të zeza në shtet dhe mbulimi i territorit shtetëror nga rrjetet VHCN. Përditësimi i zonave është gjithashtu i nevojshëm sipas informacioneve të marra se në datën 14.05.2023 është planifikuar të nënshkruhet një kontratë me një kompani konsulente e ngarkuar me përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për zhvillimin e RNOT.