ZKKB ka zhvilluar takim pune me ministrin Aliu

Anëtarët e Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB) më 28 prill 2023, kanë mbajtur takim pune me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Kryetari i organit, Dimitar Bukovalov, e informoi ministrin për aktivitetet e deritanishme, mendimet dhe rekomandimet e ZKKB-së në drejtim të zbatimit të obligimeve nga Plani Nacional Operativ për Broadband (PNOB). Ai theksoi se raporti i shtatë radhazi DESI për zhvillimin e broadband-it është duke u përgatitur, duke pritur sa më shpejt të dhënat e Agjencisë për Komunikime Elektronike të nevojshme për përpilimin e raportit.

Në takim u diskutua edhe për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për krijimin e Rrjetit Kombëtar Optik Transportues (RKOT), i cili duhet të fillojë zbatimin e tij.

Anëtari i ZKKB-së, Zoran Dervishov iu referua aktiviteteve në lidhje me dërgimin e të dhënave për rrjetet ekzistuese dhe të planifikuara të operatorëve deri te AKE, si një aktivitet i rëndësishëm në lidhje me hartografimin, si dhe realizimin e Studimit të Fizibilitetit. U theksua nevoja për të bërë një shabllon të përshtatshëm dhe për t’u dorëzuar komunave, sipas të cilit ato duhet të informojnë për rrjetet e tyre.