Analiza e ofertës teknike të konsorciumit COWI për përgatitjen e Studimit të fizibilitetit për RNOT

Në kuadër të seancës së 65-të të rregullt të Zyrës Nacionale Kompetente për Broadband (ZNKB), e cila u zhvillua më 17 maj 2023, u bë një analizë e përmbajtjes së ofertës teknike të konsorciumit COWI të përzgjedhur nga Komisioni Evropian për përgatitjen e Studimi Fizibilitetit për krijimin e RNOT, sipas PNOB. U diskutuan palët kryesore të interesit, objektivat, rreziqet dhe veprimet vijuese.

Kryetari i organit, Bukovalov ka sqaruar se disponueshmëria dhe vlefshmëria e të dhënave nga Agjencia për komunikime elektronike dhe NP Radio Transmetimi i Maqedonisë janë çelësi për suksesin e këtij procesi, ndërsa anëtari i ZNKB, Zoran Dervishov, theksoi se hartëzimi në infrastrukturën broadband ekzistuese dhe të ardhshme nga ana e operatorëve ecën me ritme të ngadalta dhe mund të jetë rrezik serioz për suksesin e procesit.

Në kuadër të kësaj,ZNKB-ja vendosi të informojë Ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës për situatën me procesin e hartëzimit të infrastrukturës broadband ekzistuese dhe të ardhshme nga operatorët dhe me përditësimin e të dhënave në pikën e vetme informative të AKE-së,ndërsa Agjenciapër dhe Komunikime Elektronike dhe NP Radio Transmetimi i Maqedonisë të emërojnë persona kontaktues/përfaqësues të cilët do të komunikojnë me ekspertët e konsorciumit COWI gjatë përgatitjes së Studimit të Fizibilitetit për themelimin e RNOT.