Përditësimi i propozimit të ZNKB-së për Shtyllën 1 dhe Planit të Veprimit nga propozimi i Strategjisë Nacionale të TIK-ut

Në datën 16 qershor 2023, Zyra Nacionale Kompetente për Broadband (ZNKB) zhvilloi seancën e saj të 66-të të rregullt, e cila u fokusua në përditësimin e përmbajtjes së Shtyllës 1 dhe Planit të Veprimit të Strategjisë Nacionale të TIK-ut, sipas kërkesës së kryetarit të grupit punues për përgaditjen e tij, Nikola Nikolov. Ndryshimet dhe shtesat janë në përputhje me konceptin e ri për transformimin dixhital në sektorin publik. Në të njëjtën kohë,ZNKB dha vërejtjet e saja për themelimin e Agjencisë së re për Transformim Dixhital.

Ndër të tjera, në seancë u diskutua edhe për përgatitjen e Ligjit për Transformimin Dixhital dhe Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të ZNKB në proces. Kryetari i ZNKB-së, Dimitar Bukovalov njofton se në kuadër të MSHIA-s është formuar Grupi Punues, i cili në projektligj duhet të transpozojë Direktivën e BE-së 2016/1148 për masat për nivel të lartë të përbashkët të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve informative,ndërsa të mirret parasysh ndryshimi i saj i vitit 2022, pra Direktivën 2022/2555.

Grupi i punës duhet të përgatisë draft zgjidhjen ligjore deri në fund të shtatorit të vitit 2023. Po ashtu, Bukovalov informoi se janë formuar edhe dy grupe punuese në kuadër të MSHIA – Grupi punues për përgatitjen e strategjisë nacionale për TIK dhe Grupi punues për përgatitjen e strategjisë nacionale për siguri kibernetike me plan veprimi.