Shqyrtohen materialet për përgatitjen e raportit të ri DESI

Zyra Nacionale Kompetente për Broadband (ZNKB), më 27 qershor 2023, mbajti seancën e saj të rregullt të 67-të ku u shqyrtua Informacioni për ecurinë në procesin e përditësimit të zonave të bardha, gri dhe të zeza dhe përgatitjen e Raportit DESI të ZNKB-së.

Anëtarja e ZNKB-së, Sllavica Nasteska, informoi për aktivitetet për përgatitjen e raportit të ri DESI, i cili duhet të mbulojë periudhën 1 shtator 2022 – 30 prill 2023. Ajo gjithashtu informoi edhe për aktivitetet e Agjencisë së Komunikimeve Elektronike për mbledhjen e të dhënave të përditësuara nga operatorët e telekomit. Anëtari i organit, Zoran Dervishov, nga ana e tij, bëri një prezantim të shkurtër të dokumentit mbi Raportin për hartëzimin e kryer të rrjeteve broadband ekzistuese dhe të planifikuara të operatorëve nga fundit i prillit 2023.

Presidenti i ZNKB-së, Bukovalov informoi për kick-off takimin e mbajtur me kompaninë konsulente COWI për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për themelimin e RNOT-it, sipas PNOB-së.