Miratohet Raporti i shtatë për zhvillimin të broadband-it

Anëtarët e Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband, në mbledhjen e 68-të të mbajtur më 14 korrik 2023, miratuan njëzëri Raportin e Shtatë për Zhvillimin e Broadband-it në shtet (sipas DESI) dhe zbatimin e PNOB-së.

Anëtarja e ZNKB-së, Sllavica Nasteska, shqyrtoi përmbajtjen e raportit të përgatitur. Ai përfshin aktivitetet e zbatuara të ZNKB-së në zbatimin e PNOB-së, si dhe aktivitetet e Agjencisë së Komunikimeve Elektronike në zbatimin e PNOB-së. Në pjesën e raportit nga hartëzimi i kryer i rrjeteve broadband ekzistuese dhe të planifikuara të operatorëve, janë karakteristike të dhënat sipas të cilave 88.8% e familjeve në vend kanë mundësi të aksesojnë rrjete të shpejta broadband,ndërkohë që 73.67% e familjeve kanë akses në rrjete broadband ultra të shpejta. Gjithashtu, 15.3% e familjeve ndodhen në zonat e bardha dhe 69.8% në zonat e zeza.

Në vazhdim të raportit janë edhe të dhënat që lidhen me treguesit për dimensionin “Connectivity”, si dhe krahasimi me treguesit e vendeve anëtare të BE-së. Ai gjithashtu përmban të dhëna për depërtimin total të broadbandit fiks, numrin e abonentëve me broadband fiks sipas shpejtësisë së aksesueshme, numrin e përdoruesve aktivë të shërbimeve të paketuara, konkurrencën e tregut me broadbandfiks, depërtimin e broadbandit celular si dhe indeksin e çmimit për broadband.