Miratohet Draft Inception Report për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për zhvillimin e RNOT

Në kuadër të seancës së 69-të të rregullt të Zyrës Nacionale Kompetente për Broadband(ZNKB), anëtarët e këtij organi miratuan Draft Inception Raportin, të dorëzuar nga kompania konsulente COWI, e cila duhet të përgatisë Studimin e Fizibilitetit për zhvillimin e Rrjetit Nacional Optik Transportues (RNOT).

Gjatë seancës u bënë komente dhe sugjerime për rishikimin e pjesëve të caktuara të materialit, me qëllim përmirësimin e përmbajtjes së raportit dhe përshtatjen e tij me ToR-in.

Vërejtja më serioze është bërë për pikën 3.3. i cili mbulon Metodologjinë dhe shtjellon kostot e parashikuara për zbatimin e projektit konceptual të Rrjetit Nacional Optik (RNOT).

Vërejtje më serioze është bërë për pikën 3.3. i cili mbulon Metodologjinë dhe shtjellon kostot e parashikuara për zbatimin e projektit konceptual të Rrjetit Nacional Optik (NBON). Përkatësisht, anëtarët e organit rekomanduan që ai të referohet sipas objektivave në ToR,në veçanti, NBON të projektohet në mënyrë që do të tërheqë operatorët tregtarë të krijojnë rrjet aksesi për të ofruar shërbime me pakicë për qytetarët, me çmime të përcaktuara në Planin Nacional Operativ për Broadband (PNOB).