Miratohet Raporti i tetë për zhvillimin e broadband-it

Në kuadër të seancës së 70-të të rregullt të Zyrës Nacionale Kompetente për Broadband (ZNKB), anëtarët e këtij organi miratuan Raportin e tetë radhazi për Zhvillimin e Broadband-it në vend (sipas DESI) dhe zbatimin e Planit Nacional Operativ për Broadband (PNOB).

Anëtarja e organit ekspertues, Slavica Nasteska, duke sqaruar përmbajtjen e dokumentit, theksoi se në të janë paraqitur të dhënat për periudhën maj-shtator 2023, ndërsa në tabela janë paraqitur të dhënat për treguesit DESI, gjendjen e Q4/2022. Të pranishmit në seancë diskutuan për treguesit për dimensionin e lidhjes, si dhe për Metodologjinë e klasifikimit të paketave të operatorëve telekomunikues për nga shpejtësia dhe teknologjia.