Analiza e progresit në përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit të RNOT

Në kuadër të seancës së 74-të të rregullt të Zyrës Nacionale Kompetente për Broadband (ZNKB), anëtarët e trupit diskutuan progresin në përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit të Rrjetit Nacional Optik Transportues(RNOT) nga konsulenca. Në seancë morën pjesë ekspertë të jashtëm dhe përfaqësues nga kompania GDi që mirëmbajnë platformat GIS në AEK.

Kryetari i organit, Dimitar Bukovalov, vuri në dukje se konsulentët përgjegjës për përgatitjen e studimit kanë vërejtje në lidhje me aksesin dhe përmbajtjen e të dhënave të disponueshme në sistemin ETI dhe sistemin për të mbështetur zbatimin e Planit Naional Operativ për Broadband(PNOB),si platforma GIS të vendosura në Agjencinë për Komunikime Elektronike për infrastrukturën e telekomunikacionit. Në këtë drejtim, konsulentët parashtruan një sërë pyetjesh në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Gjithashtu, përfaqësuesi i kompanisë GDi bëri me dije se me kërkesë të kompanisë konsulente kanë mbajtur dy trajnime online për përdorimin e platformës GIS të AKE-së.