Shqyrtimi i pyetjeve të paraqitura nga konsulentët e COWI

Më 11 janar 2024, Zyra Nacionale Kompetente për Broadband(ZNKB) mbajti seancën e 75-të të rregullt,në të cilën u diskutuan pyetjet e paraqitura nga konsulentët e konsulencës COWI,përgjegjës me përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për Rrjetin Nacional Optik Transportues (RNOT ).

Anëtarët e trupit të ekspertëve arritën në përfundimin se përgjigjet e pyetjeve duhet të përgatiten dhe dorëzohen dhe të caktohet një takim me konsulentët për të diskutuar fushat dhe të dhënat që u nevojiten për përgatitjen e studimit.