Takim me konsulentët COWI përgjegjës për përgatitjen e Studim Fizibiliteti të RNOT

Më 31 janar 2024, Zyra Nacionale Kompetente për Broadband (ZNKB) mbajti seancën e saj të 76-të të rregullt, ku morën pjesë konsulentë nga kompania konsulente COWI,përgjegjës për përgatitjen Studim Fizibiliteti për Rrjetin Nacional Optik Transportues (RNOT).

Përfaqësuesi i COWI, Ioannis Neokosmidis, bëri një pasqyrë të aktiviteteve të ndërmarra të ekipit të ekspertëve, i cili është përgjegjës për përgatitjen e studimit. Ai theksoi se ka pyetje të hapura për të dhënat që mbledhin nga institucionet dhe ndërmarrjet përkatëse, si dhe për formën e tyre. Ndër të tjera u theksua nevoja që AKE të sigurojë të dhëna për kapacitetet e lira të rrjeteve të operatorëve, pasi ato mungojnë në platformën GIS.

Anëtarët e trupit të ekspertëve rekomanduan që konsulentët t’i paraqesin të gjitha pyetjet e hapura në lidhje me sigurimin e të dhënave të nevojshme në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e cila më pas do të dërgojë korrespondencë tek institucionet kompetente për sigurimin e të dhënave të nevojshme për kontraktuesin e projektit.