Përfaqësuesit e Bankës Botërore në seancën e dytë të ZKKB

Gjatë seancës së dytë të Zyrës Kombëtare të Kompetente për Broadband, e mbajtur më 1 nëntor 2019, u diskutuan aktivitetet e vazhdueshme në lidhje me ndihmën teknike dhe financiare të ofruar nga Banka Botërore për Rrjetin Kombëtar Optik të Transportit (RRKOT).

Përfaqësuesja e Bankës Botërore Natalia Gelvanovska vuri në dukje se Banka ishte dakord me objektivat e projektit dhe se ata do të ishin të gatshëm për të investuar brenda një viti.

Siç u njoftua, në periudhën e ardhshme Banka Botërore po planifikon takime me operatorët, në mënyrë që të monitorojë situatën dhe të inspektojë sesi duhet të dizajnohet dhe financohet rrjeti dhe në çfarë mase.

Gjatë seancëssë dytëu diskutua gjithashtu roli dhe përgjegjësitë e Agjencisë së ardhshme Digjitale, përtëcilëninformatandau Ana Malceva nga MSHIA. Agjencia do të themelohet në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacionit, në përputhje me Direktivën e NIS të BE-së. Malceva tha se versioni i projekt-ligjit tashmë është vendosur në Regjistrin e vetëm Elektronik Kombëtar të rregullave (RVEK), ku priten propozime dhe komente.


Agjensia digjitale do të jetë përgjegjëse për t’iu përgjigjur sulmeve në internet dhe do të jetë pika e vetme e kontaktit që do të komunikojë me organet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. NgaZKKB u kërkua të paraqiste një draft tekst mbi përgjegjësitë e Agjencisë Digjiitale në lidhjen e institucioneve publike dhe ofrimin e shërbimeve të komunikimit për ta.