Takimi i ZKKB me operatorët dhe subjekte të tjera nga fusha e broadband

Kryetari i ZKKB u bëri thirrje të gjitha subjekteve, veprimtaritë e të cilave kanë të bëjnë me zhvillimin e broadband në të ardhmen, të konsultohen me Zyrën Kombëtare Kompetente për Broadband, nëse është e nevojshme, të kërkojnë mendim ose rekomandim për çështje të përbashkëta të punës, duke lehtësuar kështu proceset të koordinohen më mirë dhe transparent.

Përveç operatorëve të rrjeteve të komunikimeve elektronike publike, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të MEPSO,GA-MA, NP Radiodifuzioni i Maqedonisë, NP Hekurudhat Maqedonase, të Burimeve të Energjisë Maqedonase, Agjencisë për Komunikime Elektronike, NP Rrugët Shtetërore, Ministrisë së Financave, Ministrisë  për transport dhe lidhje etj.