Vlerësimi i asistencës profesionale lidhur me përgatitjen e LKE-së së re dhe LSRSI-n e ri

Zyra Nacionale Kompetente për Broadband (ZNKB) ka mbajtur seancën e saj të 73-të të rregullt më 28 nëntor 2023, gjatë së cilës është bërë vlerësimi i asistencës së mëparshme profesionale nga anëtarët e ZNKB në përgatitjen e Ligjit të ri për Komunikimet Elektronike dhe Ligjit të ri për sigurinë e sistemeve të rrjetit dhe informacionit dhe transformimin digjital.

Lidhur me Ligjin e ri për Komunikimet Elektronike, kryetari i organit, Dimitar Bukovalov, theksoi se janë miratuar disa kapituj, ndërsa si relevante të merret parasysh propozimi i rregullores Gigabit Infrastructure Act,e cila është ende në fazën e diskutimit publik në organet e BE,si dhe pajtueshmëria me Direktivën e BE-së për komunikimet elektronike (CODE Directive). Bukovalov theksoi se grupi punues ka punuar në pjesët për uljen e kostove të ndërtimit të rrjeteve publike elektronike, sigurimin e konkurrencës, obligimet e operatorëve me fuqi të konsiderueshme në treg (SMP -Significant Market Power), shërbim universal etj.

Paralelisht me përgatitjen e ligjit, në periudhën e kaluar është punuar edhe për sigurimin e aksesit në Pikën e vetme të Informacionit (PVT) për konsulentët që punojnë në Studimin e Fizibilitetit për krijimin e Rrjetit Nacional Optik Transportues (RNOT).ku tani konsulentët kanë akses në sistemin mbështetës të zbatimit të PVT-së dhe Planit Nacional Operativ të Broadband-it (PNOB), të cilat janë platforma GIS të krijuara në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike për infrastrukturën e telekomunikacionit.

Bukovalov informoi edhe për fazën përfundimtare të përgatitjes së Ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimit digjital, i cili pas dëgjimit të dytë publik dhe koordinimit me Sekretariatin për Legjislacion,do të vendoset në ENER.