Diskutim mbi mundësitë e bashkëpunimit midis ZKKB dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në lidhje me mësimin në distancë

Gjatë seancës  së 20-të të rregullt të Zyrës Kombëtare Kompetente për Broadband (ZKKB), të mbajtur më 25 dhjetor, 2020, theksi u vu në mundësitë e mundshme për bashkëpunim të ZKKB me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,nga aspekti i mësimit në distancë në procesin mësimor të nxënesve.Për atë qëllim në seancë mori pjesë edhe koordinatorja e Platformës Kombëtare për mësim në distancë Dr.Aleskandra Naqeva Ruzhin.

Naqeva Ruzhin informon se sigurimi i infrastrukturës digjitale është thelbësore për zbatimin e suksesshëm të mësimit në distancë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e drejtuar në bashkëpunim me MSHIA, kështu që ndarja e të gjitha të dhënave që kanë të dy ministritë është në interes të një infrastrukture digjitale më efikase, në mënyrë që të zhvillohet me sukses procesi i mësimit në distancë. Për më tepër, bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale dhe kryetarët e komunave është i domosdoshëm, veçanërisht në fushën e lidhjes në internet.

Ajo tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit një Strategji të re Kombëtare për digjitalizimin në Arsim. Naqeva Ruzhin la të kuptohet se shumë nga ajo që quhet arsim digjital do të vazhdojë në periudhën post-pandemike, e cila do të rregullohet nga strategjia që po përgatitet.Në atë drejtim, Naqeva Ruzhin kërkoi që ti dorëzohet PKOB dhe Strategjia Kombëtare e TIK.

Anëtari i ZKKB,Anastas Mishev nga ana e tij përmendi se nëse është e nevojshme dhe urgjente në periudhën e ardhshme ZKKB mund të propozojë projekte pilot për të mbuluar zonat e bardha në mënyrë që të përmisojë procesin e mësimit në distancë,kështu që kordinimi do të ishte me rëndësi të madhe sidomos me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Presidenti i ZKKB, Dimitar Bukovalov vuri në dukje se gjatë përgatitjes së Studimit të Fizibilitetit për ndërtimin e RRKOT, informacionet dhe të dhënat se në cilat shkollat në vend nxënësit  përdorin më së paku mësimin në distancë,në mënyrë që ato zona dhe shkolla të kenë përparësi për mbulim/lidhje me rrjete broadband, pra me internet. Sipas PKOB, qëllimi është lidhja e të gjitha shkollave me optikë, gjë që do të anulojë problemet ekzistuese me lidhjet e dobëta të internetit në institucionet arsimore.